image by gizaveshi.com by gizaveshi by gizaveshi  national shebenik park  by gizaveshi shebenik park by gizaveshi  shebenik park  by gizaveshi  shebenik national park by gizaveshi #htmlcaption

Parku kombetar Shebenik-Jabllanice

autor gizavesh | 1/09/2013 |

PARKU KOMBETAR  SHEBENIK-JABLLANICE


foto nga parku shebenik
P arku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik - Jablanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit. Me vendim të Këshillit të Ministrave ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore ezënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësoree ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.Ai shtrihet brenda këtyre kufijve:
 • Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd - Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri veriorndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin eZallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë dhe pika kufitare Shkëmbi i Shqipes....

  • Në lindje Republika e Maqedonisë(Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijonpërgjatë kufirit shtetëror, Maja eRadacit (2 081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2 030 m), Qafae Kokelit (1883 m), Maja e Re ti Kurorës), Maja Varri i Marikës, Majae Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m).
  • Në jug (Komunat Rrajce, Qukës,Hotolisht , Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtimin Qafa e Policës (maja Kyqi Mjet), kalonte Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugënpër këmbësorë, Maja e Skurës.


 • Në perëndim (Komunat Lunik eSteblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në Maja e Trestenikut, Maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë - Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz - Librazhd, derite pika e takimit me rrugën automo-bilistike Librazhd – Steblevë
copyright gizaveshi
pamje nga parku kombetar shebenik-jabllanice
Vlerat ekoturistike te Parkut Flora dhe fauna.
 Për sa u përket vlerave ekologjike mund te themi se janë të shumta, si flora e fauna, ashtu edhe peizazhet turistike, me pyjet te larte ahu,bredhi, pishe të zezë, dushqesh, shku-rresh e llojshmëri e pasur bimësie barishtore. Vlera të veçanta ka hidrografia,me lumenj, përrenj, liqene artificialë,burime(gurra) dhe pellgje ujore karstike. Fauna është e pasur me lloje të shumta, por njëpjese janë te rrezikuara, si rrëqebulli,kaprolli, dhia e egër, etj. Lloje te tjera qe hasen janë: derri i egër, gjeli i egër, thëllëzae malit, grifsha dhe shume lloje harabelash.Po ashtu,ka shumë lloje zvarranikësh e amfibësh (peshq) në lumenj e liqene, etj.

 Turizmi.
 Turizmi ne këtë zone akoma është ne fazat e para te zhvillimit. Vizitoret janë te paket dhe të vet organizuar. Kjo kur zona e parkut, përveç vlerave turistike ka edhe pasuri kulturore e tradita të hershme.Ka mjaft monumente natyrore te shpallura apo jo, qe mund të vizitohen nga turistet,studiuesit, etj. Përmendin psh, FshatinLlange me shtëpi karakteristike me mure guri, trekatëshe, shumevjeçare; Kishën e Koshorishtit, ndërtuar në një shpelle në shek. II para erës sonë; liqenet karstikeShebenik,liqenin e Fushe Studnes,Vlaskën, Fushën e Dorezit, Bredhin eFushe Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallëne Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shume te tjera.Ne këtë zone Komuniteti organizon mjaft aktivitete social-kulturore tradicionale,te cilat janë e vetmja frymëmarrje e këtij komunitetit dhe këto janë festat tradicionale qe festohen gati ne çdo fshat te madh dhe kanë secili të veçantat e veta, por nga pikëpamja e pjesëmarrjes janë shume te vlefshme, sepse marrin pjese shume anëtare te komunitetit, te ftuar, po dhe te huaj. Kostumet popullore tradicionalendryshojnë ne disa fshatra po ashtu edhekëngët e vallet popullore. Festat kryesoreqe zhvillohen ne këtë zonë janë: Festa“DOREZ”, festë mjaft e madhe, me aktivitete kulturore tradicionale në terren natyror. Po ashtu, festa e Shëngjergjit në Steblevë, ajo e Qarrishtës, ajo e Rrajces, e Lunikut, etj ( burimi informacionit nga kurora e gjelber autor F.Brazhda)


Ne qofte se ju pelqen ky post dhe deshironi te informoheni sa here qe nje post i ri eshte botuar atehere sigurohuni qe te rregjistroheni me perditesimet e rregullta me email ketu. Subscribe Now!


Shkembejeni kete post me miqte ne rrjetet sociale:

YOUR ADSENSE CODE GOES HERE

0 Komenti:

KLIKO KETU PER TE KOMENTUAR>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Keni ndonje pytje? Ndjehuni i lire dhe posto komentin apo sygjerimin tuaj me poshte:

NEWS FLASH

 
 

Me te komentuara

about author

I'm from albania. Founder of gizaveshi.com>>>Read More »

© 2013. All Rights Reserved | GIZAVESHI.COM | Design by Blogger Widgets | Created By: E.Pepa

Hyrje | terms of use | Shko lart